Përgjatë vizitës në Bernë, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit në Parlamentin e Zvicrës nga kryesuesi i delegacionit zviceran në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), njëherë kryesues i Komitetit për Çështje Juridike dhe të Drejta të Njeriut në APKE, Damien Cottier.
Përmes një komunikate për media nga MPJD-ja bëhet e ditur se Komiteti për Çështje Juridike është një nga tri Komitetet e APKE, të cilat do të përpilojnë raporte mbi situatën juridike, politike dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, në kuadër të procesit të anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.
Ahmeti e njoftoi Cottier për zhvillimet e fundit në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, reformat dhe përparimin e vendit në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Së bashku diskutuan mbi procedurat e ardhshme drejt anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç ‘rast Ahmeti shprehu gatishmërinë dhe përgatitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’iu përgjigjur kërkesave të raportuesve, përgjatë përpilimit të draft opinionit të APKE./Arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës