Shpend Ahmeti gjatë gjysmës së mandatit realizoi 75% të premtimeve

17:02 | 23 Dhjetor 2015
M. A.

“Prishtina po bëhet” është slogani i raporti që sot publikoi Komuna e Prishtinës për punën që ka bërë, ku sipas këtij raporti vetëm gjatë gjysmës së mandatit komuna ka realizuar 75% të zotimeve që ka prezantuar gjatë fushatës zgjedhore, transmeton arbresh.info.

I pari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti gjatë prezantimit të punës së tij dy vjeçare si kryetar tha se për këto dy vjet janë arritur shumë suksese.

Puna dy vjeçare e komunës është prezantuar nëpërmjet një video incizimi pasi siç u tha puna e shumtë e të gjitha drejtorive do të merrte kohë për të treguar të arriturat e tyre.

DSC_1251

Ahmeti gjatë fjalimit të tij, falënderoi të gjithë drejtorët e Komunës të cilët sipas tij kanë bërë një punë të palodhshme gjatë këtyre dy viteve.

“Dua të filloj nga Liburni i cili  prezantoi punën që ka bërë drejtoria e tij dhe e falenderoi shumë për gjitha këto. Falënderoi edhe Drejtorinë e Shëndetësisë për punën e bërë përkatësisht drejtorin e kësaj dritore Arbren Vitia.  Falënderoi Saranda Bugujovcin dhe drejtorinë e kulturës për punën që kanë bërë, po ashtu edhe Nuredin Nush për udhëheqësin me administratën”, tha Ahmeti.
DSC_1154

Ai më tej falenderoi edhe Drejtoritë tjera si atë të Arsimit të Infrastrukturës, drejtorinë e Kadrastit, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik etj.

Ai gjithashtu iu drejtuar medieve duke ju thënë se “Nëpër media është raportuar se ‘Shpendi shtroi rrugë’, ‘ndali ndërtimet pa leje, ‘Shpendi shpërndan kifle’, dhe kjo është e padrejtë ndaj stafit të ekipit ndaj administratës të cilët për çdo dite po japin maksimumin për të pasur një qytetet më të mirë”.

“Janë hapur tri çerdhe, janë ndriçuar 84.83 km rrugë, pastrimin i 120 deponive ilegale e kështu me radhë Të keqen po e ndalmi të mirën po e bëjmë bashkë”, tha Ahmeti.

Screenshot_1

Ai tha se takohet me shumë qytetarë dhe se do të mundohet që të vë drejtësi për çdo qytetar pa marr parasysh se a ka para apo cilës parti i takon. Ahmeti tha se duhet të ketë edhe kritika të qytetarëve dhe se kjo edhe i motivon ata.

Ndërsa, Drejtori i Urbanizmit në komunën e Prishtinës Liburn Aliu duke prezantuar punën dy vjeçare të tij tha se e arritura e këtij viti është rritja e transparencës ku ne në vitin 2015 kanë bërë çmos që t’i hapim dokumentet publike dhe qytetarët të kenë qasje në këto dokumente.

DSC_1141

“Nuk mjafton të themi se e ndalëm punën e keqe në të kaluarën, ne duhet të merremi me pasojat e të kaluarës, të cilat po hasim edhe sot, si mungesa e hapësirave publike dhe kësisoj Drejtoria është duke punuar qe të krijojë më shumë hapësira publike”, tha Aliu.

Sa i përket sektorit të planifikimit Aliu tha se sistemi nga brenda është ndryshuar dhe se qasja e qytetarëve e ka rrit vëllimin e punës.

Aliu po ashtu tha se komuna e Prishtinës duhet ta ketë buxhetin dhjetë fish më të madh që të realizohen projektet e hapësirave publike./Arbresh.info

 

DSC_1123 DSC_1085DSC_1027 DSC_1030

Shpërndaje në rrjete sociale