Peja duhet të pres për ta zbuluar kundërshtarin në finalen e Superligës në basketboll.
Trepça arriti ta mposht Prishtinën në Mitrovicë, duke e barazuar serinë në 2:2.
Trepça fitoi me rezultat të ngushtë 82:77.
Prishtina e nisi më mirë, duke e marr epërsinë në çerekun e parë 20:22, derisa periudha e dytë i takoi vendasve 20:16.
Prishtina u këndell në çerekun e tretë, por Trepça fitoi periudhën e fundit duke e fituar ndeshjen.
Më efikasi në ndeshje ishte Dardan Berisha me 23 pikë, kurse te Trepça më i miri u tregua Brown me 21 sosh.
Kush do të shkojë në finale do të vendoset në ndeshjen e pestë që luhet në Prishtinë, derisa kualifikimin tashmë e ka siguruar Peja./Arbresh.info/
Ambasada Britanike i dhuron policisë 16 dronë dhe 2 automjet...
Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulme...
Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un, thekson vlerat ...
Arsenal shpëton nga disfata në çastet e fundit ndaj Leverkus...
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...