Xhavit Haliti edhe një herë ka folur në lidhje me atë se dikush ka dashur ta vrasë.
Në emisionin Zona B, ai ka thënë se dikush në bashkëpunim me njerëzit e Milloshevicit kishte bërë përpjekje të vazhdueshme ta vriste.
Ai thotë se ata që donin ta vrisnin “ishin njerëz që kishin ngrënë bashkë bukë”.
“Janë njerëzit e mi qe deshtën të më vrisnin. Janë njerëzit që kemi ngrënë bukë bashkë. Kurrë në jetëm time nuk i kam bërë dikujt keq”, ka thënë Haliti.
Haliti edhe gjatë një emisioni në RTK, e ka thënë të njëjtën gjë.
“Unë i kam pasur 3 përpjekje për të më vrarë nga UDB-ja. Dhe i di kush janë ata, njëherë në Kosovë, në Itali dhe në Zvicër. Ka njerëz që kanë paguar të më vrasin, janë njerëz të opozitës së sotme, ka edhe të afërm të mi që kam bashkëjetu me ta, për shkaqe xhelozie besoj më shumë. Por, po besoj që janë të shkuara. “, ka deklaruar Haliti.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...