Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të zgjerojnë Programin e Vetëpunësimit edhe në rajonin e Mitrovicës, ku do të vendosen në dispozicion 160.000,00 euro si grante dhe këshillim për themelimin e bizneseve të reja nga punëkërkuesit e papunë, të cilët do t‘i shfrytëzojnë këto mjete për të filluar biznese të reja, si dhe të punësojnë të tjerë.
“Objektivi kryesor i Programit është që punëkërkuesve të papunë t’u ofrojë mundësi të fillojnë aktivitet biznesi. Programi krahas ndihmës financiare përfshin edhe ofrimin e trajnimit/këshillimit dhe shërbimeve të konsulencës për të papunët që posedojnë kualifikime dhe aftësi për ndërmarrësi, në mënyrë që ata mund të kenë sukses në zhvillimin e biznesit të tyre”.
“Pranimi i aplikimeve do të bëhet në zyrat përkatëse për punësim në rajonin e Mitrovices për fazën e dytë të programit, i cili do të fillojë në muajin shkurt të vitit 2016. Punëkërkuesit do të jenë të njoftuar me kohë për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë tek Zyrat e Punës” bëhet e ditur Ministria e Punës përmes një kumtese për media.
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...