Kuvendi Komunal i Gjakovës sot ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë dhe të fundit për vitin 2015, në të cilën mbledhje u miratua Draft-Rregullorja për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatra, Vendbanime dhe Lagje Urbane në Territorin e Komunës së Gjakovës. Ndërkaq, sipas komunikatës, me vota unanime është miratuar shpallja e interesit publik për parcelën në Zonën Kadastrale në Jahoc, në të cilën do të ndërtohen dhjetë shtëpi nga organizata “New Day Impact”.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje:
Kuvendi Komunal i Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë, ku pas shqyrtimeve nga ana e këshilltarëve komunal janë miratuar dhe vlerësuar pika me interes të përgjithshëm.
Fillimisht, pas sqarimeve të dhëna nga kryesuesi Luan Gola dhe të diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, me shumicë votash është miratuar Draft-Rregullorja për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatra, Vendbanime dhe Lagje Urbane në Territorin e Komunës së Gjakovës. Ndërkaq, me vota unanime është miratuar shpallja e interesit publik për parcelën 358/1, Zona Kadastrale në Jahoc, në të cilën do të ndërtohen dhjetë shtëpi nga organizata “Neë Day Impact”. Ndërsa, nga këshilltarët komunal është kërkuar që të merren për trajtim edhe rastet tjera për strehi m duke përgatitur një plan strategjik për këto raste. Në këtë kontekst, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka informuar këshilltarët komunal se Komuna e Gjakovës është në përgatitje të një plani të banimit, e cila edhe do të prezantohet para kuvendarëve. Gjithashtu, me unanimitet është shfuqizuar edhe vendimi me numër: 01 Nr.011-49970/2015 të datës, 21.07.2015, si dhe vendimi me numër 01-Nr.011-67973/2015 ,të datës 01.10.2015. Edhe në këtë rast, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka sqaruar se bëhet fjalë për mospërputhshmëri në kohë ndërmjet qeverisë lokale dhe asaj qendrore dhe se shfuqizimi vie si rrjedhojë e mungesës së legjislacionit të mirëfilltë.
Elida Bejtullahu, ushtruese e detyrës së drejtorit në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka dhënë raportin e evaluimit të Planit zhvillimor Urban dhe Komunal sa i përket kërkesave për marrjen e vendimit për Revidimin dhe Harmonizimin e PZHKU-së me Ligjin e Planifikimit Hapësinor, respektivisht hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale. Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe Draft-Plani i Veprimit për Transparencë në Komunën e Gjakovës, si dhe shqyrtimi i Draft-Rregullores për Plotësim dhe Ndryshimin e Rregullores për Transparencë në Komunën e Gjakovës, që të gjitha këto pika të rendit të ditës kanë gjetur miratimin nga asambleja komunale. Nga Armend Behluli, udhëheqës i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, është prezantuar Plani i Veprimit të Komunës së Gjakovës për riintegrimin e personave të riatdhesuar 2015 -2017, plan ky i cili nuk ka implikime buxhetore, dhe pas dhënies së sqarimeve edhe nga kryetarja Mimoza Kusari Lila se bëhet fjalë për persona të cilët nuk kanë mundur të përfitojnë azil në shtetet e BE-së dhe pjesa më e madhe, mbi nëntëdhjetë përqind, i përket banorëve të Komunës së Gjakovës, atëherë edhe kjo pikë gjeti miratimin e kuvendarëve.
Me miratimin e kërkesës së kryetares së Komunës, Mimoza Kusari-Lila për inicimin e procedurës për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për anekse të ndryshme nga shfrytëzuesit e hapësirave të pronave që nga vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta, si dhe me falënderimet për punën e Kuvendit të Komunës dhe me urimet për festat e fundvitit, është mbyllur edhe mbledhja fundit e Kuvendit të Komunës për vitin 2015.
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...