Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si të papranueshëm dhe të dënueshëm sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla.
Në konferencë për media, Haxhiu tha se e dënojnë ashpër një veprim të tillë.
“Desha të shpreh indinjatën tonë ndaj sulmit të mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla, e dënojmë ashpër një veprim të tillë të dëmshëm dhe të dënueshëm”, tha Haxhiu.
Ajo kërkoi nga Policia dhe Prokuroria që ta trajtojë me seriozitet këtë sulm dhe gjitha sulmet tjera ndaj gazetarëve.
“Ky veprim është i papranueshëm, i pa tolerueshëm dhe i dënueshëm. Urojmë që organet e rendit ta bëjnë punën e tyre me seriozitet ndaj këtij rasti dhe ndaj gjithë gazetarëve, sepse liria e shprehjes është e shenjtë dhe e garantuar me ligj dje Kushtetutë. I urojmë shërim të shpejtë Valon Sylës”, tha Haxhiu./Arbresh.info/
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...