Bad News Eagles kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në BLAST Paris Major.
BNE mposhtën FaZe për të siguruar pjesëmarrjen në një tjetër turne të rëndësishëm.
FaZe, të cilët renditen në vendin e dytë në ranglistë u mposhtën me rezultat 2:0 me mapa.
Në “Inferno” skuadra nga Kosova fitoi me 16-10, ndërsa në “Mirage” loja ishte edhe më e afërt, por BNE triumfoi me rezultat 16-14.
Bad News Eagles kanë siguruar pjesëmarrjen në BLAST Paris Major dhe do të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër për ta siguruar edhe fazën “Legends Stage”.
Derisa, FaZe ka edhe një mundësi të fundit për t’u kualifikuar tutje.
Blast Paris Major do të mbahet nga 8 deri më 21 maj në kryeqytetin e Francës./Arbresh.info/
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...