Nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbështetur “Marshin për Drejtësi” që ishte organizuar në Prishtinë në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në rrjetin social Facebook, Haziri e ka publikuar një video me deklaratën e presidentit Ibrahim Rugova, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjatë dëshmisë së tij në Hagë kundër “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.
Rugova kishte thënë se UÇK-ja është krijuar nga populli.
“Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit, nga patriotët kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën dhe kanë luftuar për Lirinë e Kosovës”, kishte thënë Rugova.
Kujtojmë LDK zyrtarisht nuk ka mbështetur marshin e sotëm për drejtësi, derisa ka pasur edhe individë brenda kësaj partia që kanë dalë personalisht në mbështetje të marshit si Isa Mustafa apo kryetari i Prishtinës, Përparim Rama./Arbresh.info
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...
Incidenti me pije, sqarohen Labi dhe Klodi
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serb të akuzuar për...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yll...