Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme qëndroi për vizitë tek fermeri Arben Avdiu, nga fshati Abri e Poshtme e Drenicës.
Tani e shumë vite, familja Avdiu kultivon fidane të perimeve, si speca, tranguj, domate, dredhëza, etj; Ndërsa, këtë vit synon që ti kultivoj rreth 100 mijë fidane. Gjithashtu veprimtari tjetër e kësaj familjeje janë edhe lulet dhe drunjtë dekorativ.
Duke parë angazhimin e Arbenit dhe dashurinë e tij për të punuar tokën, Peci tha se Arben Avdiu është një fermer shembull i cili kujdeset edhe për fermerët tjerë me ofrimin e shërbimeve këshillimore, ngase ai ka 20 vite që merret me këtë veprimtari.
“MBPZHR është e do të jetë gjithmonë në shërbim të fermerëve të Kosovës. Rezultatet tashmë po vërehen në çdo cep të Republikës sonë”, tha me këtë rast Ministri Peci, i cili gjithashtu tha se në Drenicë, sipas fermerëve ka toka bujqësore të punuara, më shumë se asnjëherë më parë e ne e presim përfundimin e procesit të aplikimit për të vërtetuar një gjë të tillë. Ndjeshëm po rritet edhe prodhimtaria e ushqimeve bio, që është edhe një objektiv madhor e ne po e shoqërojmë edhe me politika e masa shtesë të përkrahjes financiare.
Përmes një komunikate për media nga MBPZhR bëhet e ditur se mes tjerash Peci potencoi se bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës do të monitorojmë me kujdes punën e fermerëve tanë në kuadër të angazhimit që sasia i pesticideve të jetë në nivelet e lejuara sipas parametrave të bujqësisë./Arbresh.info/



Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira