Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë shqiptare, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, ku akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”.
Bëhet fjalë për shtetasin B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Milano”.
Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit: – B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...