SC Gjilani është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Kosovës të Futbollit me një mijë euro.
Sipas FFK-s pas përfundimit të ndeshjes ndemjet Gjilanit dhe Llapit, disa persona kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të sulmojnë gjyqtarët e ndeshjes.
“Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prap disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor”, thuhet në njoftim, transmeton Arbresh.info.
Po ashtu është dënuar edhe drejtori sportiv i klubit, Sevdail Robelli me 300 euro për ofendim të gjyqtarëve.
Përballja ndërmjet Gjilanit dhe Llapit përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Gjilani këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll gjendet në vendin e tretë, ku pas 26 ndeshjeve të zhvilluara ka 10 fitore, 10 barazime e gjashtë humbje./Arbresh.info/
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...
Pas arrestimit të drejtorëve serbë, gazetarët ankohen për pr...
Marrëveshja me Bedri Hamzën, Fatmir Limaj jep detaje