Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, ka vizituar më 29 mars centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhja – qytet në jug – i cili kontrollohet nga forcat ruse.
Kështu njoftoi kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, Enerhoatom, e cila tha se vizita e Grossit vjen si pjesë e përpjekjeve për të shmangur rrezikun e një aksidenti në centralin bërthamor.
IAEA ka shprehur vazhdimisht shqetësime për sigurinë në Zaporizhja.
Ky central bërthamor – më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt të vitit të kaluar.
Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.
Të hënën, Grossi u takua në rajonin e Zaporizhjas me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili bëri një vizitë të papritur në pozicionet e vijës së parë të frontit në këtë rajon.
Kjo është vizita e dytë e Grossit në këtë central që nga nisja e luftës në Ukrainë – mbi një vit më parë./REL
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...