Hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Top Channel po vijojnë, ndërsa janë mbledhur prova të rëndësishme në lidhje me situatën e paprecedentë.
Ambientet e Top Channel u sulmuan me armë rreth orës 01:00 (27 mars) dhe si pasojë humbi jetën roja i subjektit, Pal Kola, 61 vjeç.
Drejtori i Përgjithshëm i policisë Muhamed Rrumbullaku zhvilloi një mbledhje me strukturat ku u analizuan të gjitha provat nga vendi i ngjarjes si dhe nga mjeti i lënë pas nga autorët, i cili ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku i është nënshtruar disa kontrolleve të imtësishme nga ekspertët.
Burimet thonë se janë gjetur prova të vlefshme, të cilat janë përcjellë në laboratorin shkencor dhe pritet të nxjerrin profile ADN-je dhe shenja gishtash të cilat do të verifikohen nga databasat e policisë për të zbuluar nëse mund të ketë një emër për sulmin.
Ka persona të shumtë të shoqëruar si të dyshuar, që janë mbajtur në drejtoritë vendore e më pas janë përcjellë në policinë e Tiranës, ku i është bërë një ekzaminim për faktorë plotësues në duar për të parë nëse kanë qëlluar me armë zjarri.
Një pikë tjetër ku po fokusohen hetimet janë pamjet e kamerave të sigurisë dhe itinerari që kanë ndjekur autorët deri në “Përroin e Agait” ku braktisën mjetin dhe i vunë flakën dhe në brendësi lanë dy kallashnikovët, të cilët po ashtu po ekzaminohen nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale apo jo./tch
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League