Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka dalur me një sqarim rreth një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, i cili pranoi sonte se në planin evropian ka asociacion.
Siç thotë Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, shefi i tij ka thënë diçka të zakonshme, meqë thekson se është përgjigjur për përmbajtjen e plotë të propozimit evropian.
”Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”, ka shkruar Kryeziu./arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti e pranon: Në marrëveshje me Serbinë ka edhe Asociacion
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga