Këngëtari anglez, Ed Sheeran është parë të jetë mërzitur shumë, përderisa ishte duke folur për shëndetin e gruas së tij, Cherry Seaborn dhe vdekjen e papritur të mikut të tij më të mirë, Jamal Edwards.
Kjo u vu re në një sekuencë të dokumentarit për jetën e tij që është publikuar dje nga “Disney Plus”, ku 32-vjeçi, shihet duke qarë derisa ishte i ulur në ulësen mbrapa në një makinë që ishte në lëvizje e sipër, shkruan PageSix.
Ed tha se gati ishte në fazë depresioni, pasi që gruaja e tij u diagnostikua me një tumor derisa ishte shtatzënë vitin e kaluar.
Pos kësaj, ai tha se ndikim në shëndetin e tij psikologjik, pati edhe vdekja e mikut të tij, i cili vdiq në shkurt të vitit 2022 nga ataku në zemër.
Rrëfimet e plota të jetës së tij dhe karrierës muzikore, Ed Sheeran i ka paraqitur në dokumentarin e quajtur “The Sum Of It All”, i cili do të transmetohet më 3 maj. Dje është publikuar vetëm traileri i tij.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...