“Është bërë qartë e ditur se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Me parashtrim të kërkesës për anëtarësim në Union, në Dublin para 19 vjetëve, Qeveria e Maqedonisë zgjodhi të ardhme evropiane për vendin, me çka edhe zyrtarisht e kemi filluar udhëtimin tonë përmes procedurave të Brukselit deri në anëtarësim në BE”. Këtë e ka shkruar në Facebook zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
“Pas 18 vjetëve pritje për fillimin e negociatave me BE-në dhe vështirësitë dhe vendimet që i kemi marr, kemi arritur që anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE ta bëjmë real dhe të sigurt. Tani është koha vetëm e shfrytëzimit të urtë të rrethanave dhe gatishmërisë sonë. Sot nuk duhet të kemi dilemë nëse duhej të parashtrohej ose jo aplikimi në Dublin. E kemi përcaktuar në mënyrë strategjike shtetin dhe kemi ndaluar në anën e vlerave evropiane, paqes, stabilitetit dhe prosperitetit”, tha Mariçiq
Shton se përgjegjësia jonë është si para 19 vjetëve që të gjithë të bashkohemi rreth perspektivës evropiane dhe kërkesës për anëtarësim në BE që ta bëjmë realitet.
“I kemi të gjitha kushtet dhe atmosferë pozitive, ashtu edhe momentum politik, për ta bërë këtë dhe për të përmbushur dëshirën e presidentit Boris Trajkovski, i cili nënshkrimin e tij të fundit e vuri pikërisht në dokumentin e anëtarësimit në BE. Vitin e kaluar kemi bërë progres dhe një hap përpara në integrimin evropian. Pres të ruaj imazhin pozitiv që kemi në BE dhe vendin në procesin e integrimit evropian si kandidat, vend në të ardhmen e BE-së”, shton Mariçiq në postimin në Facebook.
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...
Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat pë...
Uji mund të ndërpritet në disa zona në Mitrovicë, KRU jep nj...
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...