Koshat janë mbushur në zona të mëdha të Parisit një javë pas nisjes së grevës të grumbulluesve të mbeturinave, me mijëra tonë mbeturina të braktisura në rrugët e kryeqytetit francez.
“Është pis, tërheq minjtë dhe buburrecat”, u ankua një parisien në radion franceze, raporton BBC.
Punëtorët janë në grevë pas propozimeve të qeverisë Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64.
Qytete të tjera duke përfshirë Nantes, Rennes dhe Le Havre janë gjithashtu të prekura.
Grumbulluesit e mbeturinave iu bashkuan grevave të pensioneve një javë më parë dhe autoritetet e Parisit thonë se gjysma e rretheve të qytetit, të cilat mbulohen nga punonjësit e këshillit, janë goditur nga ky veprim. Tre zona të trajtimit të mbetjeve janë bllokuar dhe një e katërta është mbyllur pjesërisht.
Të hënën, autoriteti i Parisit tha se 5,600 ton mbeturina nuk ishin mbledhur ende.
Në 10 rrethet e mbuluara nga kompanitë private, shërbimi funksiononte pothuajse normalisht, tha këshilli i Parisit.
Punëtorët e mbeturinave do të takohen të mërkurën për të vendosur nëse do të vazhdojnë aksionin e tyre. Mbledhësit e mbeturinave aktualisht dalin në pension në moshën 57-vjeçare për shkak të kushteve të vështira të punës dhe sipas reformave do të duhej të punonin edhe dy vite të tjera.
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...