Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim zëvendës-drejtorin e Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, Oliver Onidi.
Në këtë takim, ministri Sveçla e ka njoftuar z. Onidi për angazhimin e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës, si pjesë integrale e luftës ndaj krimit të organizuar dhe çdo fenomeni tjetër që cenon sigurinë e Republikës së Kosovës dhe të rajonit.
Me rastin e vizitës së z. Onidi dhe ekipit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, vihet në pah gatishmërinë e të dy palëve për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme në fushat e përbashkëta./arbresh.info/


Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...