Një rast i kontrabandimit me vezë është parandaluar nga Policia e Kosovës dje rreth orës 20:40.
Siç thuhet në njoftim, policia kufitare në një pikë kontrolli ka ndaluar një automjet transportues me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin dy persona, shtetas serb, A.S dhe J.A.
Gjatë kontrollit në kamionin e tyre janë gjetur rreth 257 pako me rreth 90 mijë kokrra vezë të cilat të
dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse.
“Gjatë legjitimimit të tyre është vërtetuar se të njëjtit kanë tentuar të bëjnë kalim ilegal të vendkalimit kufitar nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, ku me këtë rast po ashtu është realizuar një kontroll tek personat e lartcekur dhe në kamionin e tyre janë gjetur rreth 257 pako me rreth 90.000 kokrra vezë për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse”, thuhet në komunikatën për media.
Lidhur me rastin automjeti është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë Jug, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...