Më 24 shkurt të vitit të kaluar, ishin të shumtë ata që venin baste se jeta e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të ishte e gjatë, dhe se forcat ruse që po i drejtoheshin Kievin nuk do ta kursenin.
Një vit më vonë, Zelensky jo vetëm që ka takuar praktikisht të gjithë liderët perëndimorë, por tashmë mund të parashikojë një skenar të ngjashëm por të kundërt për rivalin e tij me të njëjtin emër , presidentin rus Vladimir Putin.
“Do të vij me siguri një moment ku brishtësia e regjimit të Putin do të ndihet në Rusi. Grabitqarët do ta hanë grabitqarin. Do ta gjejnë mënyrën për ta vrarë, por më parë i duhet një motiv”, ka deklaruar kreu i Kievit gjatë një dokumentari.
Po aty, Zelensky tregon për herë të parë gazetarit Dmytro Komarov, dhomën ku ka fjetur natë plot ankthe përgjatë gjithë këtij viti./A2
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...