Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, po synon seriozisht postin e kreut të NATO-s, pasi mandati i kreut të sotëm Jens Stoltenberg ka përfunduar, dhe është shtyrë vetëm për hir të situatës në Ukrainë.
Gjatë një interviste me mediat ukrainase, Johnson ka deklaruar se “është një ide e mirë, ky plan ekziston. Mendoj se kësaj radhe do të jem me fat”, ka deklaruar Johnson.
Pengesë për të mund të ishte rregulli që përcakton se kreu i NATO-s duhet të jetë nënshtetas i Bashkimit Europian, diçka që pas BREXIT Britania e Madhe nuk është më.
Por për Johnson ky mund të jetë çështje që tejkalohet.
“Mendoj se jam një kandidat i shkëlqyer. Duhet thënë se tashme kemi një NATO më të fortë se kurrë, e gjallë”, ka theksuar ish-lideri konservator, duke konkretizuar zërat që kishin qarkulluar javët e kaluara.
Do të ishte hera e katërt që britanikët marrin përsipër këtë rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, por kritikët mendojnë se Johnson me shumë mundësi mund të haset me veton e presidentit francez Macron./A2
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...