Zëvendësambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Dai Bing, tha para Asamblesë së Përgjithshme se një vit pas luftës në Ukrainë “faktet brutale ofrojnë provë të mjaftueshme se dërgimi i armëve nuk do të sjellë paqe”.
“Hedhja e benzinës në zjarr vetëm do të përkeqësojë tensionet. Zgjatja dhe zgjerimi i konfliktit vetëm do t’i bëjë njerëzit e zakonshëm të paguajnë një çmim edhe më të lartë”, tha ai.
“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të luajmë rol konstruktiv në krizën në Ukrainë dhe të sjellim paqe sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.
Fuqitë perëndimore i kanë ofruar Ukrainës armë në vlerë prej miliarda dollarësh që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti më 24 shkurt 2022.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë akuzuar Kinën se po e shqyrton mundësinë që ta furnizojë me armë Rusinë dhe kanë paralajmëruar Pekinin kundër një lëvizjeje të tillë.
Kina ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka thënë se SHBA-ja nuk është në pozitë që të parashtrojë kërkesa për Pekinin.
Dai i bëri këto komente në OKB një ditë pasi kryediplomati kinez vizitoi Moskën dhe u zotua për thellim të partneritetit me Rusinë.
Kina dhe Rusia kanë njoftuar për partneritet “pa kufi” para se Rusia të pushtonte Ukrainën.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më vonë gjatë 23 shkurtit pritet të votojë një rezolutë që bën thirrje për “paqe të qëndrueshme” dhe kërkon që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina./rel
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...