Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se nga tërmetet në Kahramanmaraş deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën është 8.574, numri i të plagosurve 49.133, ndërsa numri i ndërtesave të shembura 6.444, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan tha se kanë mobilizuar “të gjitha mundësitë tona” dhe se “shteti me të gjitha mundësitë e tij po kryen punime me bashkitë, kryesisht me AFAD-in”.
“Qytetarët tanë të mos shqetësohen, nuk mund t’i lejojmë kurrë që të qëndrojnë në rrugë”, tha ai.
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...