Policia e Kosovës ka arrestuar dy perosna në Suharekë, nën akuzën për vjedhje të rëndë.
Me datën 06.02.2023 në Stacioni Policor në Suharekë një ankues ka raportuar se gjatë orëve te natës i janë vjedhur mallra të ndryshëm nga shitorja ushqimor “Market” i cili ndodhet në rrugën “Nënë Tereza” në Suharekë.
Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka mbledhur prova dhe dëshmi. Imazhet e të dyshuarve të marra nga kamerat e sigurisë janë shpërnda në njësitet tjera policore të Stacionit Suharekë dhe fal angazhimit të tyre është identifikuar njëri nga te dyshuari i cili është shoqëruar në stacionin policorë Suharekë, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari numër 1 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, gjatë intervistimit ai pranon së në bashkëpunim me të dyshuarin numër 2 ka kryer rastin “vjedhje e rëndë” në marketin e lartshënuar.
Pas një pune intensive nga ana e policisë është kapur edhe i dyshuari nr. 2 i cili është intervistuar në prani të avokatit gjithashtu.
Me urdhër të Prokurorit, dy të dyshuarit ( N. SH. 33 vjeç dhe A. E. 32 vjeç) janë ndal në mbajtje policore për 48 orë.
Rasti mbetët në hetime ne Stacionin Policor të Suharekës. /arbresh.info/
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por en...
Maduro: Burimet energjetike nuk duhet të përdoren si instrum...
Rrëzohet avioni në Texas, pesë të vdekur
Spiropali nderime te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kast...