Kosova pritet të trefishojë rritjen ekonomike për vitin që po vjen. Këto janë pritjet e Ministrisë së Financave, e cila ka parashikuar një rritje prej 3.8 për qind për vitin 2016. Gjatë këtij viti, ka pasur të hyra më shumë nga Doganat dhe administrata, tha ministri Avdullah Hoti në konferencë për gazetarë.
Sipas të dhënave që u prezantuan nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, Doganat e Kosovës pritet të kenë një rritje prej 9 për qind, ndërsa administrata deri në 12 për qind. Viti që vjen, sipas ministrit Hoti, pritet të jetë më i mirë edhe për investimet e huaja, ku pritjet janë që këto investimet të trefishohen, transmeton Koha.net.
Ndërsa, sa i përket kursimeve, Hoti ka theksuar faktin se Qeveria i ka kontribuar agjendës së saj për të kursyer dhe shpenzuar me kujdes paranë publike. Të dhënat e Ministrisë së Financave flasin për 78 për qind shpenzime në udhëtime, dhe 20 për qind më pak në mëditje.
Sektorët që do të pësojnë rritje gjatë vitit që po vjen, janë ai i asistencës sociale me 25%, skemat sociale me 35%. Rreth 25 milionë euro pritet të përfitojë Fondi i Veteranëve, ndërsa 40 milionë euro janë ndarë për përvojën e punës në sektorin publik.
BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Greonlandën
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave