FSK-së i shtohen specialistët për qitje të mprehtë

12:03 | 5 Shkurt 2023
A Z

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se FSK-së po i shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë.

Ai ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove në të gjitha profilet.

Postimi i plotë:

Shtohen operatorët tanë specialistë për qitje të mprehtë
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet.
Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.
Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion.
Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës./arbresh.info/