Australia ka vendosur të zëvendësojë kartëmonedhën e saj 5 dollarë Australianë me Mbretëreshën Elizabeth II me një dizajn të ri që do të pasqyrojë dhe nderojë historinë e kulturës indigjene të kontinentit, tha sot Banka Kombëtare e vendit.
“Vendimi pasoi konsultimet me qeverinë federale, e cila mbështet ndryshimin, thuhet në deklaratë. Autoritetet australiane kanë thënë pas vdekjes së Elizabeth II se imazhi i mbretit Charles III nuk do të zëvendësojë automatikisht imazhin e Mbretëreshës së ndjerë britanike në kartëmonedhën prej 5 dollarësh dhe se mund të zëvendësohet me motive australiane.
Ata shtojnë se në anën tjetër të kartëmonedhës, si më parë, do të jetë një foto e parlamentit. Kartëmonedha Australiane 5 dollarë është e vetmja kartëmonedhë në vend që mban imazhin e Mbretëreshës. Monedhat australiane duhet të kenë imazhin e monarkut britanik, dhe monedhat e reja do të kenë imazhin e mbretit Charles III.
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C