Sot qyteti i Korçës ka provuar shijen e dëborës së parë.
Prej orëve të para të mëngjesit reshjet e dëborës kanë prekur edhe qytetin, duke e zbardhur tërësisht atë.
Dimri i vonuar do të zgjasë për disa ditë, pasi sinoptikanët kanë parashikuar ulje të ndjeshme të temperaturave, ku ditët në vijim pritet që të shkojnë deri në – 10 gradë celsius.
Edhe fshatrat turistik të Dardhës e Voskopojës janë të mbuluar nga dëbora, ku trashësia e saj shkon deri në 30 cm, e ndërkohë pritet që numri i turistëve të rritet gjatë fundjavës.
Reshjet e dendura të dëborës dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa fshatra të thellë malore, kryesisht në njësitë administrative Vithkuq, Lekas e Mokër.
Problemet vijnë edhe për shkak të rrjetit të amortizuar elektrik, ndërkohë që grupe nga OSSHE janë nisur për të bërë të mundur rregullimin e defekteve.
Akset nacionale janë të hapura dhe pa probleme, ndërkohë që policia rrugore apelon për kujdes të shtuar ndaj drejtuesve të mjeteve dhe pajisjen me goma dimërore./euronews.al
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...