Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj.
I dyshuari ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës N.A(M/K) i moshës 29 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ”Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” me dënim burgimi prej 1 vit e 2 muaj.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në komunikatën e policisë. /arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti në Shqipëri me vranësira mesatare dhe reshje lokale
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit
Dialogu Kosovë–Serbi, Serwer: Kosova duhet të vazhdojë ta ke...
Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të IS...
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...