Një kompani private në Skenderaj ka ofruar ndihmë për familjet që janë prekur nga vërshimet.
Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura ka shpërndarë disa fotografi nga ky organizim, duke thënë se familjet e prekura kanë nevojë për ndihmë.
Mes tjerash Nura ka kërkuar që të gjithë t’u dalin në ndihmë këtyre familjeve.
“Ja edhe një punë ekipore që është për t’u admiruar, duke u dal në ndihmë familjeve të prekura, fillimisht gatishmëria e kompanive private që të ndihmojnë, pastaj kjo e shpërndarjes së ushqimit, ujit dhe gjërave tjera të domosdoshme, në mënyrë që të mos vuajnë nga mungesa e gjërave që ne të tjerët mund t’i kemi më bollëk. Familjet kanë nevojën për mbështetjen tonë! Është urgjencë që t’u dalim në ndihmë!”, ka shkruar Nura.
Qyteti i Skenderaj është njëra ndër zonat më të prekura nga vërshimet e se enjtes duke lënë pasoja dhe dëme shumë të mëdha./arbresh.info/
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...