Nesër bëhen 17 vite që kur është ndarë nga jeta Presidenti historik, Dr.Ibrahim Rugova.
Për nderë të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vendosë kurorë tek varri i presidentit Rugova në lagjen Velani në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes.
Ceremonia e vendosjes së kurorave do të filloj nga ora 10:00.
“Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, SH.S. Dr. Vjosa Osmani Sadriu, organizohet ceremonia e vendosjes së kurorave. Të pranishëm do të jenë liderë institucional dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...