Është lënduar një person i kompanisë Regjionale “Pastrimi” në Prishtinë, derisa ishte duke e kryer punën e tij.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga “Pastrimi”, dhe shkak i këtij lëndimi ishin punimet në terren nga “Termokosi.
“Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, shpreh shqetësimin e saj lidhur me lëndimin e punëtorit i cili është lënduar gjatë kryerjes se shërbimit te largimit te mbeturinave. Ngjarja ka ndodhur minuta më herët në rrugën ‘Vicianum’, ku shihen punimet nga Ndërmarrja Publike ‘Termokos’, dhe punëkryesi ka vendosur pajisje të improvizuara për të kaluar”, thuhet në njoftim.
“Lusim gjithë punëkryesit që të bëjne kujdes të shtuar gjatë punëve të tyre, po ashtu institucionet gjegjëse të ndërmarrin hapat e tyre në mënyre që mos të pësojne lëndime punëtoret e Kompanisë ‘Pastrimi’, të cilët janë duke kryer shërbim në terren gjatë 24 orëve pa ndërprerë. Shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përseriten”, thuhet në fund të njoftimit./arbresh.info/
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...