Në bazë të parashikimit, kushtet aktuale hidrometeorologjike janë përmirësuar ku deti dhe era në drejtimin JUG-JUGPERENDIM 7-8bft (ballë) ka shkuar në 5-6bft (ball) trageti i linjës Vlorë-Brinidisi-Vlorë është duke mbërritur i cili mbërrin rreth mesditës. Mjetet e vogla dhe të peshkimit vazhdojnë të mbeten të pezulluara.
Era e fortë gjatë natës ka shkaktuar mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa zona: 20 abonentë te zona e Pus Mezinit,Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak dhe Mazhar.
Sa i përket zonave të tjera, furnizimi me energji elektrike vazhdon normalisht. Ndërkohë, niveli i Vjosës arriti mbrëmë në 6:30 metra duke dalë pak në pjesën e pazarit dhe sot sërish është rikthyer në shtrat megjithatë do të mbahet në monitorim. /abcnews.al
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...