Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti në takim drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako.
Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni dheambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi.
Temë bisede në këtë takim ishin marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës e Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
Ministri Hyseni theksoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë do të forcohen edhe më tutje, duke thelluar bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë, përkatësisht në rrafshin e bashkëpunimit policor.
Ministri Hyseni e vlerësoi lartë bashkëpunimin profesional që zhvillohet midis dy policive.
Ndërsa,drejtori i Policisë së Shqipërisë, z. Haki Çako, tha se shteti i Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...