Regjisori Agim Sopi ka marrë përsipër postin e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Ai është përzgjedhur sot, pasi anëtarët e Këshillit Drejtues të TKK-së, përfaqësues të MKRS-së dhe ata të Këshillit për Shërbyes Civil, kanë intervistuar katër kandidatët për këtë post.
Agim Sopi, Erson Zymberi, Selatin Ademi dhe Fisnik Ademi ishin kandidatët që kanë shprehur vullnetin për të qenë drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndërkohë dramaturgu Naser Shatrolli dhe Shkëlzen Berisha ishin larguar nga kjo garë.
Për herë të parë, katër kandidatë iu kanë nënshtruar të enjten e kaluar në mesditë testit me shkrim për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Përzgjedhja e drejtorit të ri u bë pas shkarkimit nga Këshilli Drejtues i TKK-së të Valdet Avdiut, me arsyetimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe keq menaxhim të mjeteve financiare.
Shkarkimi i tij u bë kah fundi i muajit shkurt, ndërkaq që nga 3 marsi i këtij viti Teatri Kombëtar ishte me ushtrues i detyrës, post të cilin e mbajti Lumnije Sopi.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...