Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka kujtuar Smajl Hajdarajn në 21 vjetorin e vrasjes së tij.
Abdixhiku ka thënë se Hajdaraj ishte modeli i heroit në kuptimin e plotë të fjalës.
“Smajl Hajdaraj, ishte patriot i orëve më të rënda të vendit. Një veprimtar i lëvizjes pavarësiste të Ibrahim Rugovës, një komandant e luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një deputet i lirisë, prind, familjar e shok i pashoq, ai përfaqësonte modelin e heroit në kuptimin më të plotë të mundshëm.
U vra në liri, më 17 janar të vitit 2002, para banesës së tij në Pejë. Sot, 21 vite më pas, nderuam jetën e veprën e tij. Ai na u morr vetëm fizikisht, por ideali i tij e bashkëpunëtorëve të tij, vazhdon të jetë udhërrëfim për ne”, ka shkruar i pari i LDK-së në “Facebook”. /arbresh.info/








Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...