Sot u hap çerdhja më e re në Komunën e Prishtinës, në fashtin Besi. Kjo është çerdhja e tretë në Prishtinë këtë vit dhe çerdhja e parë që po hapet jashtë qytetit.
Në ceremoninë e hapjes, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se kjo është çerdhja e tretë me radhë me bazë në komunitet, por ajo çka është edhe më me rëndësi është çerdhja e parë që po hapet në fshat, me çka po përmbushet premtimi se qytetarët do të kenë qasje në shërbime, pavarësisht se në cilën pjesë të Prishtinës jetojnë.
Ai shprehu kënaqësinë që tashmë janë regjistruar 20 fëmijë dhe që kjo çerdhe do t’i plotësojë nevojat jo veç të Besisë, por edhe të fshatrave për rreth.
Drejtoresha e kësaj çerdheje, Arbenita Basha tha se banorët lokalë kanë treguar interesim të madh për këtë çerdhe, në të cilën për kujdesin e fëmijëve janë punësuar 4 edukatore, një motër infermiere, një gjellëbërëse dhe një administratore.
Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se është përkushtim i Komunës së Prishtinës që të ofrojë edukim cilësor parashkollor, duke e pasur parasysh se sa i rëndësishëm është ky edukim në formimin e karakterit të njeriut.
Ajo potencoi se po planifikohet që edhe në shkollat ekzistuese ku ka hapësirë, të hapen klasat e edukimit parashkollor.
Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz, Bosnja dhe Herce...
BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Greonlandën
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...