Largimi i barrikadave të fundit në veri të vendit është bërë nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.
Ky i fundit ka publikuar një video nga momenti i largimit të kamionëve të djegur duke e rikthyer lirinë e lëvizjes në atë pjesë për të gjitha komunitetet.
“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
KFOR po ashtu ka theksuar se janë të fokusuar në garantim të sigurisë në rajon për të çuar para dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
“KFOR-i është plotësisht i përgatitur për çdo zhvillim të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, dhe vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë për të çuar përpara dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë se barrikadat u vendosën në veri të shtunën e 10 dhjetorit të vitit të kaluar, në shenjë reagimi ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, të cilit sot i është vazhduar arresti shtëpiak edhe dy muaj./arbresh.info/
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...