Liridon B. ish-kampioni i boksit në Gjermani, është therur për vdekje mëngjesin e së shtunës, ditën e fundit të vitit 2022.
23-vjeçari u gjet pa shenja jete në hekurudhë me plagë të marrë nga një mjet i mprehtë ndërsa ngjarja kishte ndodhur në stacionin e trenit në Gunzenhauser, shkruan Bild përcjell arbresh.info.
Shqiptari raportohet të ketë pasur një përleshje me mikun e tij, Andreas M, të cilin e lëndoi rëndë duke e goditur me thikë.
Dy orë e gjysmë pas përleshjes, ish-boksieri u gjet pa shenja jete.
Policia ende po e heton rastin, por e përjashton mundësinë që shoku i tij të jetë i dyshuar për rastin.
Dyshohet se 23-vjeçari mund ta ketë goditur vetën me thikë nën ndikimin e drogës.
Por, ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, që pritet të sqarohen pas hetimeve, shkruan gazeta Bild.
E për talentin e boksit, ka folur ish-trajneri i tij, Ralf Markert.
Ai shpjegoi se ish-boksieri me rrënje shqiptare kishte talent të madh, por kishte rënë në shoqëri të keqe.
“Ra në rrugë të këqija. Shoqëri e keqe, drogë, burgim. Pas burgut erdhi tek unë, donte të rikthehej në boks. Ai më premtoi se nuk do të bënte më marrëzira. Por, para një viti e braktisi përfundimisht sportin”, theksoi Markert.

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...