Tim Judah gazetari i The Economist, ka publikuar një artikull të gjatë lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, me titull “A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”.
Judah i cili ka raportuar edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka intervistuar disa figura kyçe në mesin e politikanëve e aktivistëve, që kanë impakt në zhvillimet politike.
Në mesin e tyre, Judah ka intervistuar edhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili është shprehur skeptik se në këtë kohë, pas tensioneve të fundit në veri, Serbia mund ta njohë Kosovën.
“Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen””, rrëfen Judah, duke parafrazuar dhe cituar ambasadorin Hovenier.
Hovenier ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë hap i përkohshëm drejt njohjes mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura.
“Nëse e shihni këtë marrëveshje, këtë angazhim si një hap të përkohshëm drejt saj… ka mundësi reale”, ka thënë Hovenier.
Lidhur me temën, Judah e ka pyetur edhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ka vlerësuar së në 20 vitet e fundit tensionet ndërmjet dy shteteve nuk kanë qenë asnjëherë më të larta./arbresh.info/
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...