Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka uruar sot veteranët e Luftës së Kosovës me një uniform të ushtrisë amerikane, duke e cilësuar SHBA-në si mike të shqiptarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Majko ka shkruar se uniforma në fjalë është e vendosur në muzeun ushtarak të Beogradit.
“30 dhjetor, sot dita e veteranëve të Luftës së Kosovës. Uniforma e veteranit të panjohur të kësaj Lufte, është në muzeun ushtarak të Beogradit. Ajo i përket ushtrisë së SHBA, mike e shqiptarëve. Urime veteranë të Luftës së Kosovës! Jemi, se kujtojmë!”, shkruan Majko në Twitter.
Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. /arbresh.info/
30 dhjetor, sot dita e veteranëve të Luftës së Kosovës.
Uniforma e veteranit të panjohur të kësaj Lufte, është në muzeun ushtarak të Beogradit. Ajo i përket ushtrisë së SHBA, mike e shqiptarëve.
Urime veteranë të Luftës së Kosovës! Jemi, se kujtojmë! pic.twitter.com/aW20aNWTY4— Pandeli Majko (@PandeliMajko) December 30, 2022
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...