Në Shqipëri, gati 70 përqind e gjykatësve dhe prokurorëve, i janë nënshtruar deri tani procesit të rivlerësimit, i njohur dhe me termin vetting.
Prej tyre vetëm më pak se gjysma kanë mundur të konfirmohen në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).
Të dhënat janë bërë të ditura nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) në një bilanc të procesit deri në fund të muajit nëntor.
Sipas këtyre të dhënave, janë 214 shkarkime, 230 konfirmime në detyrë, 133 vendime për pushimin e procesit të rivlerësimit nga të cilët 95 për dorëheqje dhe 38 për arsye të tjera.
Pas vendimeve të Kolegjit të Posaçëm të Apelit (KPA), 3 pushime për shkak të vendimeve të dorëheqjes , janë ndryshuar në pushime për arsye të tjera, ndërsa për 6 raste të tjera është dhënë vendimi i pezullimit nga detyra.
Nga ana e tij Kolegji ka marrë 168 vendime, nga të cilat janë lënë në fuqi 123 vendimeve të KPK-së, ose gati 75 përqind të totalit të rasteve të shqyrtuara.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është shkalla e parë e procesit të rivlerësimit, dhe fjala e fundit i takon Kolegjit të Posaçëm, vendimet e të cilit janë të paapelueshme.
Deri më tani, janë 432 subjekte që i nënshtrohen rivlerësimit, për të cilët procesi është përmbyllur tërësisht, dhe prej tyre 185 janë konfirmuar, 113 janë shkarkuar dhe për 134 u mor vendimi i pushimit, prej të cilëve 93 për shkak të dorëheqjes.
Procesi i rivlerësimit do të duhej të përfundonte në qershor të këtij viti, por ai u shty për deri në fund të vitit 2024, duke i dhënë kohë organeve të vettingut që të përmbyllin punën.
Vendimi u mor në muajin shkurt nga parlamenti, falë dhe këmbënguljes si të Shteteve të Bashkuara ashtu dhe të BE-së./voa/
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...