Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë.
Në këtë raport thuhet se forcat ruse kanë “hapur istikame në masë të madhe” në një gjatë prej 60 kilometrave mes qytetit Svatova në rajonin e Luhanskut, që gjendet pranë kufirit me Rusinë, transmeton telegrafi.
Por ata theksojnë se pavarësisht gjatësisë së sistemit të istikameve, ende nuk është e qartë se sa thellë shtrihen sistemet mbrojtëse dhe pozicionet e fortifikuara.
Raporti gjithashtu thekson se njësia e tankeve ruse ka pësuar humbje shumë të mëdha në shtator, por është përforcuar pjesërisht nga rezervistët e mobilizuar.
Por pavarësisht këtij përforcimi, numri i ushtarëve rusë të mobilizuar është nën 25 mijë, e jo siç proklamon Kremlini.
Kujtojmë që me mobilizimin e pjesshëm shumë qytetarë nga Rusia ia kishin mësyrë shteteve fqinje – duke tentuar të largohen me çdo kusht dhe të mos dërgohen në luftë.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...