Tre persona u plagosën pasi një kamion i madh u rrëzua nga një rampë e autostradës dhe u përplas në skenën e një aksidenti që kishte ndodhur vetëm disa minuta më parë në një autostradë në Los Angelesit.
Përplasja kaotike ndodhi në mes të trafikut të madh në kryqëzimin midis autostradave 14 dhe 5 në Santa Clarita ndërsa rrugët ishin të rrëshqitshme shkaku i rënies së shiut, raporton nypost.
Një udhëtar që po filmonte përplasjen e parë, ku përfshihej një gjysmë kamion dhe një fuoristradë, papritur, një kamion rrokulliset mbi parmakët mbrojtës dhe bie poshtë, pikërisht në majë të automjeteve tashmë të dëmtuara.
Tommy Dorado, i cili filmoi përplasjen, tha për KABC se ishte i shqetësuar se reaguesit e parë në vendngjarje mund të ishin lënduar.
Asnjë reagues i parë nuk u lëndua, konfirmuan zyrtarët e qarkut, por dy persona u transportuan në spitalet lokale si pasojë e aksidenteve dhe një u mjekua në vendngjarje.
Askush nuk ishte në fuoristradë kur kamioni ra mbi ta, thanë zyrtarët policor.
Ndryshe, policia amerikane ka nisur hetimet rreth këtyre aksidenteve të njëpasnjëshme.
I dënuari për tentim vrasje arrestohet në Gjilan, dërgohet n...
Bardiqi flet për deklaratën “karate”: E përdora si sarkazëm,...
Lladrovci: Partitë me taban atdhetar i vërejnë dredhitë poli...
Seanca për presidentin shtyhet për në orën 14:00
Nagavci thërret opozitën për të votuar presidentin: Shmangni...
Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!