Dënim me burgim të përjetshëm rrezikon 31 vjeçari Cole Tomas Allen, pasi akuzohet për tentativë për vrasjen e presidentit amerikan Donald Trump.
I dyshuari nga Kalifornia doli para gjykatës federale në Washington, ku u njoh me akuzat ndaj tij ndërsa u la në paraburgim.
Të enjten ai pritet të dalë sërish para gjykatës në Washington. Prokurorja federale për Distriktin e Kolumbisë, Jeanine Pirro, bëri publike akuzat duke shtuar se i dyshuari përballet edhe me dy akuza të tjera për përdorimin e armës së zjarrit, ndërsa hetimet vazhdojnë.
“Nuk ka asnjë dyshim, ajo ishte një tentativë për të vrarë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, pasi i pandehuri e bëri të qartë se cili ishte qëllimi i tij, dhe ai ishte të qëllonte sa më shumë zyrtarë të lartë të kabinetit që të mundej.”- tha prokurorja.
31-vjeçari qëlloi me armë zjarri pasi tentoi të kalojë një pikë sigurie në hotelin Hilton në Washington, ku zhvillohej darka vjetore e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Nga të shtënat u plagos lehtë një agjent i Shërbimit Sekret, i cili shpëtoi falë jelekut të tij antiplumb.
Në konferencën për shtyp, prokurori i përgjithshëm në detyrë theksoi se siguria nuk dështoi gjatë atij incidenti.
Tod Blanche vuri në dukje se personi i armatosur ishte një kat më lart sallës ku mbahej darka dhe qindra agjentë federalë e ndanin atë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara.
“Është e qartë se objektivi kryesor ishte Donald Trump, ndërsa motivet e tjera po hetohen nga FBI-ja dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit.”- tha prokurori i SHBA-së.
Hoteli Washington Hilton, ku 45 vite më parë u bë një atentat dhe mbeti i plagosur Presidenti i atëhershëm Ronald Reagan, Kjo është tentativa e tretë për vrasjen e Trump, pas ngjarjeve në Buttler të Pensilvanisë në korrik 2024 dhe në shtator të atij viti në Florida, ndërkohë zyrtarët e sigurisë po shqyrtojnë protokollet e mbrojtjes së presidentit amerikan.
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...
E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet –...