Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar të shtunën se ka nisur procedura disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar.
Flamuri i Serbisë i vendosur në zhveshtore përfshinte hartën e Kosovës me sloganin “Nuk ka dorëzim”.
Në fotografitë e publikuara shihej se flamuri ishte vendosur mbi dollapët e lojtarëve, Milos Veljkoviç dhe Andrija Zivkoviç përpara humbjes 2 me 0 të ekipit serb ndaj Brazilit.
Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA dhe ministri i sportit, Hajrulla Çeku, e përshkroi imazhin si veprim i përfaqësueses së Serbisë për të përdorur Kupën e Botës për të promovuar “mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale”.
FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.
FIFA nuk dha një afat kohor për një vendim, megjithëse Serbia do të luajë të hënën kundër Kamerunit.
Që kur Kosova u anëtarësua në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, trupa evropiane e futbollit është siguruar për arsye sigurie që kombëtaret e saj të mos bie në të njëjtin grup me Serbinë apo Bosnje e Hercegovinën në grupet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.
Më 25 nënëtor, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin e ekipit kombëtar të Serbisë.
FFK e quajti këtë veprim si akt shovinist.
“Akte të tilla shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, prandaj FFK si anëtare e barabartë me të gjitha anëtarët e tjerë të FIFA-s, kërkon nga ky institucion që të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore”, u tha në njoftimin e FFK-së.
Federata e Futbollit e Kosovës, kërkoi nga FIFA që veprimi i ekipit serb në Katar të mos kalohet pa masha ndëshkimore, pasi siç u tha në njoftimin e këtij institucioni kampionati botëror i futbollit “duhet të jetë vend i mbizotërimit të thirrjeve për paqe, e jo të përdoret për të nxitur urrejte mes popujve./rel/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...