Alarmi për vendosjen e bombës në një gjykatë në Tiranë ka rezultuar i rremë. Është ky njoftimi zyrtar i Policisë, pas verifikimeve dhe kontrollit të kryer në një institucionin zyrtar në rrugën “Jordan Misja”.
“Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”. Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë. Po punohet për identifikimin e telefonuesit, pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin”, njoftoi Policia.
Më herët u njoftua se një alarm për bombë ishte dhënë në gjykatën e Apelit në Tiranë, ndërkohë që policia po kryen verifikime edhe në godinat e tjera të gjykatave përfshirë edhe SPAK-un./A2/
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...