Kosova dhe Mali i Zi sot në Rozhajë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për zbatimin e projekteve të infrastrukturës ndërmjet dy qeverive.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri Liburn Aliu.
“Në Rozhajë, në takim bilateral me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Investime Kapitale të këtij shteti, Ervin Ibrahimoviq, sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të Infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkroi Aliu në Facebook.
Ai shtoi se këto marrëveshje do të ndihmojnë në marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve, por edhe në projektin e rrugëve Rozhajë – Pejë dhe Deçan – Plavë.
“Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Rozhajë – Pejë, si dhe rrugën Deçan – Plavë, për të cilat projekte ndajmë bindjen dhe interesin e përbashkët që t’i shtyjmë përpara e t’i konkretizojmë”, shkroi Aliu. /arbresh.info/
Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të...
Drogë në pampersin e një fëmije, dështon tentimi për futjen ...
Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtim...
Hapet aplikimi për studentët për shtesën prej 100 eurove
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni ...
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit