Çfarë po ndodh me aksin franko-gjerman?
Pyetja ka qarkulluar gjatë takimit mes presidentit francez dhe kancelarit gjerman në pallatin Elize, në Paris.
Evropës i duhet më shumë se kurrë të gjejë një rrugëdalje nga krizat që e kanë përfshirë, por lidhja që funksionoi mes Macron dhe Merkel është krisur me ardhjen e Olaf Scholz.
“Tani, papritur po shohim se veprimet e kancelarit Olaf Scholz po krijojnë përçarje të thella në radhët e Unionit. Dhe kjo po sjell tensione në marrëdhëniet me Francën, që e sheh se Gjermania nuk ka vullnet të bashkëpunojë më shumë për një seri politikash, të brendshme e të jashme si për shembull energjia, përgjigjja ndaj krizës ukrainase dhe gjithashtu marrëdhëniet me Kinën”, u shpreh Alberto Alemano, profesor në universiteti Jean Monnet në Zvicër.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë franceze deklaroi se miqësia franko-gjermane është më e gjallë se kurrë, por e vërteta është se palët kanë dallime mbi energjinë, mbrojtjen, ekonominë dhe politikat evropiane, shkruan euronews.al.
Gjithashtu ka një seri çështjesh që liderët e dy vendeve duhet t’u japin formë nëse duan të mbajnë gjallë një marrëdhënie që është jetike për funksionimin e Bashkimit Evropian.
Vetëm vizita e Scholz në Paris është një hap përpara, pa harruar megjithatë se ajo zëvendëson një samit dypalësh që u anulua për shkak të problemeve në agjendë.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira